Kurti liron nga detyra Emilija Redžepin pas emërimit si nënkryetare e Kuvendit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi. Vendimi është marrë pas emërimit të saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Një ditë më parë, Kurti kishte caktuar Blerim Sallahun ushtrues detyre të Ministrit të Drejtësisë, pozitë të cilën ai e ushtronte deri tani si zëvendësministër i këtij dikasteri.











