#Lajme

Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në mbarë botën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova synon të kontribuojë për paqe kudo që të ketë nevojë, duke përmendur pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes dhe Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare.

“Ne kemi filluar me pjesëmarrjen tonë në Forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gaza, ku Kosova ishte përfaqësuar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Kemi shprehur gatishmërinë që të kontribuojmë jo vetëm me kapacitetet e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe deminim, por edhe në vendimmarrje politike për këtë forcë,” tha Kurti.

Kryeministri rikujtoi gjithashtu se për Gazën qeveria ka ndarë gjysmë milioni euro dhe se ky proces mbështetjeje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai nënvizoi se Kosova, si përfitues i paqes në vendin e vet, dëshiron të japë kontributin e saj për paqe edhe në vende të tjera të botës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *