Kurti: KEK prodhon me kapacitet maksimal dhe po modernizohet për energji të qëndrueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po operon me kapacitet maksimal që nga 19 dhjetori, me pesë njësi gjeneruese aktive, për të garantuar furnizim të sigurt me energji gjatë ditëve të ftohta të fundvitit dhe fillimvitit, kur konsumi është më i lartë.
Kurti theksoi se KEK po kalon një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të cilat synojnë modernizimin e turbinave, rehabilitimin e njësisë A3 dhe përmirësimin e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Një hap i rëndësishëm është edhe hyrja e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtëritshme përmes parkut solar.
Me përfundimin e këtyre projekteve, vendit do t’i shtohen rreth 150 megavat kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 megavat nga burimet e ripërtëritshme.
Kryeministri falënderoi punonjësit, menaxhmentin, Bordit të Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për përkushtimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve, duke theksuar se KEK po forcon themelet e energjisë së të ardhmes – një KEK më i fortë, modern, i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve dhe brezave që vijnë.












