#Lajme

Kurti: Integrimi i Kosovës në SEPA do t’i kursejë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro

Kryeministri Albin Kurti takoi mërgimtarët në Kamenicë, ku vlerësoi rëndësinë e mbështetjes dhe pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ai njoftoi se përfshirja e diasporës në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës tashmë ka marrë formë konkrete, duke përmendur disa nga zotimet e qeverisë. Ndër to është kurrikula e posaçme për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve në mërgatë.

Kurti theksoi gjithashtu se integrimi i Kosovës në sistemin SEPA do të mundësojë kursimin e rreth 60 milionë eurove në vit për mërgimtarët nga transferet financiare drejt Kosovës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *