#Lajme

Kurti i hyn konspiracionit për aktgjykimin: Gjithmonë i kemi respektuar, ndoshta duhet ta konsiderojmë çfarë të bëjmë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur dyshime lidhur me vonesën në publikimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se gjithmonë ka respektuar vendimet e Kushtetuese, por situata aktuale duket ndryshe.

“Nuk ka asnjë aktgjykim që nuk e kemi respektuar, por kur më pyesin sërish për respektimin e këtij aktgjykimi, më bën të mendoj se mund të jetë i pazakonshëm, i padrejtë dhe i padurueshëm, dhe ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë të bëjmë,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se vonesa në publikimin e aktgjykimit – ndryshe nga rasti i 26 qershorit – ngre dyshime për mospërputhje dhe precedent shqetësues në qasjen e Gjykatës, dhe se pas shqyrtimit të aktgjykimit të plotë, qeveria do të japë vlerësimin e saj.