#Lajme

Kurti fton Kuvajtin të investojë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin nga Kuvajti, Sabeeh Al-Mukhaizeem, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe çështje politike.

Takimi është mbajtur në House of Kosova, ndërsa Kurti ka falënderuar ministrin kuvajtian për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit ndaj Kosovës, veçanërisht në progresin ekonomik dhe në njohjen ndërkombëtare.

Sipas Kurtit, pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe planet e qeverisë për mandatin e ardhshëm, me fokus të veçantë në mundësitë e investimeve për Kuvajtin dhe bizneset kuvajtiane. Ai bëri të ditur se janë shqyrtuar projekte në sektorë si energjia, hekurudhat, stadiumet dhe rezervuarët e ujit.