#Lajme

Kurti e quan shqetësuese shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si “shumë shqetësues”.

Ai theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

Sipas autoriteteve estoneze, tre avionë MiG-31 të Rusisë hynë pa leje në hapësirën ajrore të vendit mbi zonën e Ishullit Vaindloo të premten në mëngjes, ku qëndruan për rreth 12 minuta. Avionët nuk kishin plane fluturimi, kishin fikur pajisjet identifikuese dhe nuk kryen radiokomunikim me kontrollin e trafikut ajror.

Ministria e Jashtme e Estonisë e dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar si një shkelje të paprecedentë dhe brutale të sovranitetit të vendit baltik.

Kurti e quan shqetësuese shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

Liga e Parë: Sot në program ndeshjet