Kurti dhe LVV në fokus të debatit për votimin e diasporës — përpjekjet për qendra të reja votimi jashtë vendit rrëzohen si të kundërligjshme
Çështja e votimit të diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit është shndërruar në qendër të debatit politik, pasi përpjekja e Qeverisë dhe e Lëvizjes Vetëvendosje për të hapur qendra të reja votimi jashtë përfaqësive diplomatike është cilësuar në kundërshtim me ligjin.
Lëvizja Vetëvendosje, duke e konsideruar diasporën si një bazë të fortë elektorale, propozoi krijimin e disa “hapësirave shtesë” për votim në disa shtete evropiane dhe në SHBA. Më 26 nëntor, KQZ miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të udhëhequr nga Donika Gërvalla, duke përcaktuar 10 qendra të tilla — pesë në Gjermani, tri në Zvicër, një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në SHBA — me gjithsej 43 vendvotime të planifikuara për rreth 40 mijë











