#Lajme

Kurti akuzon Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për destabilizim të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendit. Gjatë mbledhjes së qeverisë të mbajtur sot, ai theksoi se këto veprime po ndodhin në një kohë kur Kosova është e përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim dhe forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike dhe paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë,” tha Kurti.

Ai shtoi se institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës po kundërvihen me sukses ndaj këtyre përpjekjeve.