#Sport

Kupa e Kosovës në basketboll: Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Sot në mbrëmje luhen përballjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, ku pritet të përcaktohen finalistët e edicionit të sivjetmë.

Nga ora 17:00, Bora do të përballet me Trepçën. Kampioni në fuqi është shumë pranë finales, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat bindës 87:64. Skuadrës prishtinase i nevojitet një fitore me të paktën 24 pikë dallim për të siguruar kualifikimin në finalen e Kupës për herë të parë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Sigal Prishtina do të përballet me Bashkimin, në një duel mes dy skuadrave me traditë në basketbollin kosovar. Prizrenasit fituan ndeshjen e parë me rezultat 83:67, ndërsa kryeqytetasit duhet të fitojnë me së paku 17 pikë diferencë për të siguruar finalen.

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet më 18 shkurt.