Kryeziu: Propozimi i Donika Gërvallës nga VV s’ishte hap serioz për zhbllokimin e Kuvendit
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për propozimin e Donika Gërvallës si kryetare të Kuvendit, duke thënë se nuk përbën një hap real dhe serioz për zhbllokimin e ngërçit politik.
Në një postim në Facebook, Kryeziu deklaroi se VV-ja po zhvillon “lojë nervash” me partitë opozitare, duke iu referuar situatës pas kandidaturës së Albulena Haxhiut dhe mënyrës sesi po menaxhohet procesi i propozuar.
Në seancën e fundit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kufizon propozimin e një kandidati për kryetar të Kuvendit në tri herë, VV-ja propozoi fillimisht Haxhiun dhe më pas Gërvallen, por asnjëra nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.











