#Lajme

Kryeziu pas njoftimit të Kushtetueses: Deputetët nuk mund të detyrohen si të votojnë

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas njoftimit të 30 shtatorit të Kushtetueses lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka theksuar se vullneti i lirë i deputetëve është i paprekshëm dhe se asnjë institucion, përfshirë Gjykatën, nuk ka mekanizëm për t’i detyruar ata të votojnë në një mënyrë të caktuar.

“Së kundërta do të nënkuptonte minimin e themeleve të demokracisë. Për këtë arsye, përgjegjësia për mungesën e 61 votave bie mbi deputetët shqiptarë, e jo mbi kandidatin apo procesin politik”, ka shkruar ai.