Kryeziu kundërshton Hasanin: Kuvendi funksionon edhe pa të gjithë nënkryetarët
Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj Enver Hasanit, i cili tha se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.
Kryeziu theksoi se Kushtetuta nuk e kushtëzon funksionimin e Kuvendit me zgjedhjen e menjëhershme të tyre dhe se minoritetet kanë ulëse të garantuara, por bojkotimi i tyre nuk e pengon punën e Kuvendit.
Ai akuzoi Hasanin për “bllokada institucionale” dhe i bëri thirrje gjyqtarëve të Kushtetueses të mos ndihen të intimiduar, duke theksuar se Kuvendi i zgjedhur nga qytetarët ka mandat të plotë për të funksionuar.










