Kryetari i Kushtetueses bisedon me zyrtarin e DASH-it për sundimin e ligjit
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mark Fleming, drejtor për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Gjatë bisedës u diskutua mbi punën e deritanishme të Kushtetueses dhe rolin e saj në forcimin e sundimit të ligjit në vend. Rexhepi e falënderoi Fleming për telefonatën dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane për pavarësinë institucionale dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.










