Krushq nga Vushtrria shkrepin armë në aheng familjar në Prizren – ndalohet 60-vjeçari
Një aheng familjar në Prizren u shoqërua me të shtëna armësh më 10 gusht 2025, rreth orës 16:40, në rrugën “Kurtish Hasani”. Sipas policisë, të shtënat i kryen krushq nga Vushtrria, të cilët u larguan para mbërritjes së patrullave.
I dyshuari B.Z. (60) u identifikua dhe u ndalua në Vushtrri rreth orës 19:20, teksa udhëtonte me një BMW. Ai u transferua në Prizren, ndërsa rasti po hetohet për “Posedim” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.










