#Lajme

Kroacia bllokoi 8 tonë domate shqiptare me pesticide, tre të arrestuar në Berat

Tre persona janë arrestuar në Berat pas bllokimit dhe asgjësimit nga autoritetet kroate të rreth 8 tonë domate të ardhura nga Shqipëria, të cilat rezultuan me nivel të lartë të preparatit “Chlorfenapyr”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Again”, u arrestua M.Q., 40 vjeç, administrator i subjektit që eksportoi domatet drejt Kroacisë, si dhe dy inspektorë të AKU Berat, R.L., 27 vjeç, dhe G.D., 25 vjeçe, pasi gjatë kontrolleve kishin plotësuar praktikat në mënyrë fiktive dhe nuk kishin marrë mostrat e nevojshme të domateve.

Autoritetet njoftuan se M.Q. kishte përdorur fatura të rreme për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ndërsa perimet e konstatuara me nivele të larta pesticide janë asgjësuar nga Kroacia. Gjatë kontrollit në magazinën e tij u sekuestruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza të mëtejshme.

Kroacia bllokoi 8 tonë domate shqiptare me pesticide, tre të arrestuar në Berat

IT-ja, në mesin e të dyshuarve për