Kriza politike në Republikën Sërpska pas largimit të Dodikut dhe dorëheqjes së kryeministrit Vishkoviq
Republika Sërpska është përfshirë nga krizë politike pasi kryeministri Radovan Vishkoviq dha dorëheqje më 18 gusht, ndërsa Millorad Dodikut iu hoq mandati i presidentit pas një vendimi gjyqësor që i ndalon mbajtjen e posteve publike për gjashtë vjet.
Sipas Kushtetutës, vetëm presidenti mund të propozojë mandatar për qeverinë e re. Deri në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, që duhet të mbahen brenda 90 ditësh, qeveria aktuale do të ketë mandat teknik.
Ekspertët e së drejtës kushtetuese paralajmërojnë se çdo përpjekje e Dodikut për të emëruar kryeministër do të ishte jokushtetuese, ndërsa analistët politikë e shohin dorëheqjen e Vishkoviqit si pjesë të strategjisë së Dodikut për të forcuar pushtetin dhe për të sfiduar institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe paralajmërimin e një referendumi në shtator.











