#Sport

Kristjan Asllani mund t’i bashkohet Beshiktashit

Sipas gazetës turke “Sabah”, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është bërë pjesë e agjendës së Beshiktashit. 23-vjeçari, i cili aktualisht luan i huazuar te Torino, ka kontratë me Interin.

Asllani nuk ka gjetur hapësirën e duhur te Torino dhe po kërkon një klub të ri. Përveç Beshiktashit, interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe Genoa dhe Girona.

Drejtuesit e klubit turk thuhet se kanë marrë informacion mbi kushtet financiare të lojtarit, i cili është i hapur dhe e sheh me pozitivitet një transferim te skuadra e Stambollit.

Kristjan Asllani ka dalë nga akademia e Empolit dhe u transferua te Interi fillimisht si i huazuar në vitin 2022, para se të blihej përfundimisht një vit më pas për 15.7 milionë euro. Me skuadrën nga Milano ka zhvilluar 99 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 5 asistime, ndërsa këtë sezon me Torinon ka luajtur 16 ndeshje pa dhënë asnjë kontribut në gola.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *