#Lajme

Krerët e OVL-UÇK-së takohen me ambasadorin suedez: Në fokus, shqetësimet për proceset në Gjykatën Speciale

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) janë pritur në një takim nga ambasadori i Suedisë në Kosovë.

Gjatë takimit, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mënyrën e zhvillimit të proceseve në Gjykatën Speciale, duke theksuar problemet që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e të akuzuarve dhe parimet e drejtësisë.

Takimi u zhvillua në një klimë bashkëpunuese, ndërsa përfaqësuesit e OVL-UÇK-së theksuan nevojën për qasje më të drejtë dhe transparente në trajtimin e çështjeve që lidhen me luftën e UÇK-së.