#Lajme

Krasniqi takon Sorensenin: Kërkova themelimin e shpejtë të institucioneve dhe heqjen e masave ndëshkuese

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Në takim, Krasniqi ka nënvizuar domosdoshmërinë për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe legjitime në vend, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai ka kërkuar gjithashtu largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas tij, po dëmtojnë padrejtësisht qytetarët e Kosovës. Krasniqi ka ngritur edhe shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve kosovarë nga Serbia dhe ndikimin negativ që këto veprime kanë në paqen dhe stabilitetin rajonal.