#Lajme

Krasniqi: PDK-ja do të votojë kandidat të VV-së vetëm nëse nuk ka qenë pjesë e Qeverisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të japin mbështetje për kryeparlamentar vetëm nëse propozohet një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

Pas dështimit të Vetëvendosjes për të zgjedhur Albulena Haxhiun apo Donika Gërvallën, Krasniqi theksoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar. Ai shtoi se partia ka shpresuar që VV-ja të propozojë një kandidat të pranueshëm, por Lëvizja ka dalë sërish me dy propozime, të cilat nuk sigurojnë mbështetjen e PDK-së.