Krasniqi nga Vushtrria: Modeli i punës së Idrizit do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qëndruar në Vushtrri, ku është takuar me kandidatin për kryetar të komunës, Ferit Idrizin.
Gjatë vizitës, Krasniqi ka vlerësuar punën e Idrizit në katër vitet e fundit, duke theksuar se respekti i qytetarëve ndaj tij vjen si rezultat i angazhimit dhe rezultateve konkrete.
“Sot në Vushtrri, çdo përshëndetje e qytetarëve ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim. Katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate të prekshme”, ka thënë Krasniqi.
Ai shtoi se lidershipi i Ferit Idrizit është garanci për zhvillim dhe se modeli i tij i bashkëpunimit me qytetarët do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.
Sipas Krasniqit, Idrizi dhe ekipi i tij përfaqësojnë “alternativën më të mirë përpara” për qytetarët e Vushtrrisë.











