Krasniqi: Dehari duhet të kërkojë falje dhe të tërhiqet nga kryesimi i seancës konstituive
Analisti Albert Krasniqi ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharin, duke thënë se ai do të duhej të kërkonte falje për veprimet që i cilëson si antikushtetuese.
Krasniqi ka shtuar se më e natyrshmja do të ishte që Dehari të tërhiqej nga kryesimi i seancës, pasi, sipas tij, imponoi opsione kundërkushtetuese, injoroi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk veproi në mënyrë të pavarur nga diktati partiak.
Analisti thekson se një kryesues i seancës konstituive duhet të mbrojë rendin kushtetues dhe dinjitetin e Kuvendit, jo ta cenojë atë.











