Krasniqi: Basha s’i plotëson kriteret, por në mungesë të një kandidati më të mirë nga LVV do ta votojmë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar para nisjes së seancës konstituive se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk i plotëson kriteret për të qenë kryetar i Kuvendit.
Megjithatë, ai theksoi se nëse LVV nuk propozon një kandidat më të mirë, PDK është e gatshme ta votojë Bashën.
Krasniqi po ashtu bëri të ditur se edhe para kësaj seance kishin kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari një konsultë paraprake.











