KQZ: Sot mbyllen afatet kryesore për subjektet politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot, më 30 nëntor, përmbyllen disa afate të rëndësishme për subjektet politike në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në njoftimin e fundit, KQZ ka specifikuar se deri në fund të ditës përfundon afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim, deklarimin e koalicioneve nga partitë, si dhe njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje.
Institucioni theksoi se këto janë afate të domosdoshme për përgatitjen e procesit zgjedhor dhe për organizimin e listës së pjesëmarrësve në garë.











