KQZ sot diskuton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, duke filluar nga ora 13:30, mbledhjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë planifikuar të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës është paraparë shqyrtimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së, i cili ka të bëjë me rrjedhën e procesit zgjedhor dhe hapat e domosdoshëm për organizimin e zgjedhjeve.
Kjo mbledhje vlerësohet si e rëndësishme për koordinimin dhe përgatitjen e të gjitha segmenteve të procesit zgjedhor, përfshirë aspektet logjistike, administrative, si dhe garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt, të ndershëm dhe transparent.











