#Lajme

KQZ: Rinumërimi përfundon javën e ardhshme, më pas shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rinumërimi i të gjitha 2,557 vendvotimeve do të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, përfundimi i këtij procesi do t’i mundësojë komisionit shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Elezi bëri të ditur se pas shpalljes së rezultateve, subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesa në PZAP dhe, nëse nevojitet, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Rinumërimi pritet të qartësojë dilemat mbi rezultatet dhe të zvogëlojë mundësinë e ankimeve, por KQZ do të presë për shqyrtimin e tyre para certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve.