KQZ: Rezultatet përfundimtare të balotazhit do të shpallen brenda dhjetë ditësh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të raundit të dytë për kryetarë komunash në 18 komuna pritet të publikohen më së voni brenda dhjetë ditësh.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se verifikimi i rezultateve po zhvillohet në të gjitha qendrat komunale të numërimit, në prani të vëzhguesve. Ai shtoi se KQZ është në pritje të përfundimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme, para certifikimit përfundimtar.
Sipas Elezit, numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës do të përfundojë brenda pak ditësh, pas së cilës KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare. Ai konfirmoi se deri më tani nuk janë raportuar parregullsi teknike.











