#Lajme

KQZ publikon listën e deputetëve të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve të zgjedhur për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për mandatin e ri në Kuvendin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar gjithsej 57 ulëse në Kuvend. Në mesin e deputetëve të zgjedhur janë figura të njohura të partisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, Glauk Konjufcën, Albulena Haxhiun, Hekuran Muratin, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçlën dhe Hajrulla Çekun.

Në listën e deputetëve të rinj dhe atyre që kanë fituar sërish mandatin përfshihen edhe Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Alban Bajrami, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Rufki Suma, Jeta Statovci dhe Adriana Matoshi.

Po ashtu, mandat deputeti kanë fituar Armend Muja, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Blerim Gashi, Albena Reshitaj, Taulant Kelmendi, Fatos Geci, Fitore Pacolli Dalipi, Agim Bahtiri, Artane Rizvanolli Berisha, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Labinotë Demi Murtezi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Hysen Durmishi.

Në Kuvend do të jenë gjithashtu Arjeta Fejza, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Valon Ramadani, Adnan Rrustemi, Fatmire Kollçaku, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Arsim Ademi, Rozeta Hajdari, Fitim Haziri, Salih Zyba, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejman Meholli, Valon Hoti, Vigan Qorrolli dhe Naim Bardiqi.

Këta deputetë do ta përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.


KQZ

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *