KQZ përfundon shortin: Nga 111 deri në 134, përcaktohen numrat e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur sot procesin e hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Numrat e renditjes për këtë proces shtrihen nga 111 deri në 134, duke zyrtarizuar pozicionet e të gjitha partive dhe kandidatëve të pavarur.
Renditja e disa prej subjekteve kryesore politike:
- 116 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
- 122 – NISMA Socialdemokrate
- 123 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
- 127 – Lista Serbe
- 129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
- 130 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Ky hap vjen pas dy javësh përgatitjesh të intensifikuara nga KQZ, që synojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pas shortit, institucioni do të nisë fazat tjera teknike, si miratimi i dizajnit të fletëvotimeve dhe organizimi i votimit me postë për qytetarët jashtë vendit.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje subjekteve politike që të zhvillojnë fushatat e tyre me përgjegjësi, etikë dhe respekt ndaj rregullave zgjedhore.
Renditja e subjekteve tjera politike:
111 – Nova Demokratska Stranka (NDS)
112 – Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP)
113 – Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
114 – Fjala
115 – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
117 – Nisma Qytetare për Kosovë
118 – JGP Paria Unike Gorane
119 – Kandidati i pavarur Nexhmedin Sedillar
120 – Partia Liberale Egjiptiane
121 – Kosovski Savez
124 – Kosovaki Nevi Romani Partia
125 – Koalicioni PAI-PDAK-LPB
126 – Unioni Socialdemokrat (SDU)
128 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
131 – PSA
132 – Koalicioni Vakat
133 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
134 – Za Slobodu Pravdu i Opstanak











