KQZ miraton listën përfundimtare të 2.1 milionë votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsej 2,076,290 qytetarë të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se 1,999,205 votues do të marrin pjesë në procesin e votimit brenda Kosovës, ndërsa 77,085 janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Kjo listë paraqet një rritje prej 7,192 votuesish krahasuar me zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Procesi do të zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2,614 vendvotime. Prej tyre, 910 qendra do të kenë 2,557 vendvotime për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra – nga një në secilën komunë – do të ofrojnë 57 vendvotime për votimin me kusht.











