#Lajme

KQZ miraton fletëvotimin për zgjedhjet e brendshme në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit që do të përdoret në vendvotimet brenda Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi, njoftoi se kundër këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Miratimi i fletëvotimit vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në këtë dokument.

Fletëvotimi përmban gjithsej 24 subjekte politike, përkatësisht 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. Në mbledhjen e kaluar, KQZ kishte miratuar gjithashtu fletëvotimin për votimin jashtë vendit, i cili ka të njëjtën përmbajtje dhe dizajn.

KQZ miraton fletëvotimin për zgjedhjet e brendshme në Kosovë

KEK konfirmon: Nuk do të ketë terr

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *