#Lajme

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, publikohet rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot, në orën 15:00, mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, rendi i ditës është ky:

Hyrje nga kryesuesi i mbledhjes, z. Kreshnik Radoniqi; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 59/2025; Këshillat e KQZ-së: Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin dhe përbërjen e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe rezervë për zgjedhjet lokale 2025; Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në qendrat komunale të numërimit për zgjedhjet lokale 2025; Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës standarde të veprimit lidhur me të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve në zgjedhjet lokale 2025; Të ndryshme.