KQZ fillon tërheqjen e pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka nisur procesin e tërheqjes së pakove të supozuara me fletëvotime që i përkasin votimit me postë jashtë vendit, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.
Sipas njoftimit të KQZ-së, tërheqja e pakove po bëhet nga kutitë postare të vendosura në 22 shtete të ndryshme. Pasi të arrijnë në Kosovë, këto pako do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).











