Kosova përfiton mbi 2 milionë euro nga Korniza Investuese e BE-së për Ballkanin Perëndimor
Kosova ka përfituar mbi 2 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), një program i Bashkimit Evropian që synon mbështetjen e projekteve zhvillimore në rajon.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tha se, ndonëse Kosova ka qenë nën masa të padrejta nga BE-ja, vitin e kaluar ka aplikuar me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit.
Projektet kanë kaluar me sukses vlerësimin e komisionit përkatës dhe tashmë kanë marrë edhe aprovimin përfundimtar. Sipas Bislimit, grantet për asistencë teknike për këto projekte kapin vlerën totale prej mbi 2 milionë euro – më shumë se 800 mijë euro për projektet energjetike dhe mbi 1.2 milion euro për ato të digjitalizimit.











