Kosova përballet sonte me Zvicrën në ndeshjen vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026
Prishtina do të jetë sonte epiqendra e futbollit, teksa kombëtarja e Kosovës përballet me Zvicrën në ndeshjen e fundit të kualifikimeve direkte për Botërorin 2026. Takimi zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme nga tifozët dardanë.
Kosova hyn në këtë duel me 10 pikë në Grupin K, ndërsa Zvicra kryeson me 13 pikë. Trajneri Franco Foda ka theksuar rëndësinë e një paraqitjeje të fortë dhe ka vlerësuar formën e shkëlqyeshme të disa lojtarëve, veçanërisht Fisnik Asllanit, i cili po spikat me gola dhe lëvizje vendimtare në zona të ngushta.
Edhe pse kombëtarja mbetet matematikisht në garë për kualifikim të drejtpërdrejtë, skenari i vetëm që e dërgon përpara është një fitore 6:0 ndaj Zvicrës – një mision tepër i vështirë.
Aktualisht, Zvicra e Granit Xhakës kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet e dyta me 10 pikë.
Pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje, “Dardanët” e kanë të sigurt pjesëmarrjen në fazën playoff, ku në mars 2026 do të luftojnë për një vend në Kupën e Botës.










