Kosova përballet sonte me Zvicrën në Bazel
Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku në Bazel përballet me Zvicrën.
Trajneri Franco Foda, në prag të sfidës, u shpreh optimist për një rezultat pozitiv, duke theksuar se ekipi do të ketë një qasje ndryshe kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra.
Optimist është edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili tha se skuadra është e gatshme të japë maksimumin për të siguruar pikë nga kjo përballje.
Ndeshja nis në orën 20:45.











