Kosova humb miliona euro nga Japonia për shkak të neglizhencës së Qeverisë
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar për humbjen e mundësisë për mbështetje financiare dhe teknike nga Japonia në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së, S.I., tha se kjo humbje u shkaktua nga neglizhenca e Qeverisë dhe Ministrisë kompetente, të cilat nuk dorëzuan projekt-propozimin e gatshëm nga ekspertët japonezë. Ai e cilësoi këtë si një dështim të rëndë institucional.











