Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshjen për liberalizimin e vizave
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka ndarë detaje nga nënshkrimi i marrëveshjes që parashikon heqjen e vizave midis Kosovës dhe Bahamas. Ai bëri të ditur se pati nderin të firmosë dokumentin së bashku me ambasadorin Wendall Jones në Washington.
Presidenca e Kosovës e ka vlerësuar lart këtë hap, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për afërsimin e qytetarëve të tyre, pas njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor.










