Konstituimi i Kuvendit, partitë konstatojnë shkelje të Kushtetutës, VV dhe Basha në qendër të debatit
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës vijon të shkaktojë debate politike dhe juridike, pasi Vetëvendosje shpalli dje përfunduar procesin, ndërkohë që partitë e tjera konstatuan shkelje të Kushtetutës.
Lista Serbe ka dërguar ankesë te Gjykata Kushtetuese për të kontestuar mënyrën e votimit për nënkryetarin serb, ndërsa VV insiston se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, veproi ligjërisht duke përdorur shortin për zgjedhjen.
Gjykata Kushtetuese ka ndikuar më parë në procedurat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe mënyrën e votimit, duke vendosur që votimi të bëhet i hapur, ndryshe nga kërkesa e VV-së për fshehtësi. Kryesimi i seancave nga Avni Dehari u konsiderua gjithashtu si shkelje e aktgjykimeve të mëparshme të Kushtetueses.
Ndërkohë, Basha ka shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit, pavarësisht se nënkryetari nga komuniteti serb nuk është zgjedhur, gjë që është kritikuar nga partitë dhe njohës të zhvillimeve politike. Mbledhja e kryesisë së Kuvendit është caktuar për të hënën, por LDK dhe PDK kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë.











