#Lajme

Konstituimi i Kuvendit: Juristët thonë “jo”, LVV këmbëngul “po”

Pas mbylljes së seancës konstituive nga kryekuvendari Dimal Basha më 30 gusht, ka shpërthyer debati nëse Kuvendi i Kosovës është apo jo i konstituuar.

Sipas juristëve, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i tillë pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, përfshirë atë nga komuniteti serb. Lista Serbe tashmë e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar procedurën e ndjekur nga Basha.

Nga ana tjetër, Basha këmbëngul se Kuvendi është funksional me pesë nga gjashtë anëtarët e Kryesisë dhe se puna nuk duhet të bllokohet për shkak të një nënkryetari.

Vendimin përfundimtar pritet ta japë Gjykata Kushtetuese deri më 18 shtator.