Kongresisti Mast kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet prioritet i SHBA-së
Kongresisti amerikan Brian Mast ka paraqitur një amendament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet të politikës amerikane në Ballkan. Nismën e mbështet edhe kongresisti Keith Self dhe është vlerësuar nga organizata “Albanians for America” si hap historik për rajonin.
Amendamenti përfshin mbështetje për pavarësinë e Kosovës, prioritet në emërimin e ambasadorëve në Ballkan, rritjen e sigurisë energjetike dhe vazhdimin e programeve të bashkëpunimit ushtarak e kufitar. Po ashtu nxit zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri e Kosovë dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtje sipas standardeve të NATO-s.
Aktivisti shqiptar në SHBA, Martin Vulaj, e ka quajtur këtë “lajm të shkëlqyer” dhe ka theksuar rolin e diasporës shqiptaro-amerikane.











