Konflikti për një shtëpi përfundon me tentim-sulm me thikë në Istog – Vëllai sulmon vëllanë, ndalohet nga Policia
Një përplasje mes dy vëllezërve ka eskaluar në tentim-sulm me armë të ftohtë mbrëmjen e 14 korrikut 2025, rreth orës 23:55, në komunën e Istogut. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për një kamerë sigurie dhe pronësinë e një objekti banimi.
Sipas informacioneve nga Policia, ankuesi I.I., 57 vjeç, ka raportuar se është sulmuar nga vëllai i tij, B.Sh., 47 vjeç. Pamjet e siguruara nga kamerat e vendosura në shtëpi konfirmojnë se i dyshuari ka marrë një thikë dhe ka tentuar ta godasë viktimën, por ndërhyrja e familjarëve ka parandaluar eskalimin e mëtejshëm të situatës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia për hetimin e dhunës në familje, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.











