#Ballina #Kosova #Lajme

Komunat në kolaps financiar – Kontratat Kolektive po bllokojnë projektet zhvillimore

Komunat në kolaps financiar – Kontratat Kolektive po bllokojnë projektet zhvillimore

Komunat në Kosovë po përballen me krizë financiare për shkak të zbatimit të Kontratave Kolektive, të cilat, ndonëse janë nënshkruar në nivel qendror, po rëndojnë buxhetet lokale. Deri më tani, komunave u janë marrë mbi 145 milionë euro, përfshirë mbi 37 milionë vetëm gjatë këtij viti, kryesisht përmes vendimeve gjyqësore.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se kjo situatë po pengon realizimin e projekteve kapitale dhe po konsiderohet si një “gjakderdhje financiare” për komunat.

“Fatkeqësisht, niveli qendror nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur këtë problem. Si rezultat, qytetarët mbesin pa investime në fusha jetike si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia”, theksoi ai.

Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, paralajmëroi se buxheti po shpenzohet pa planifikim dhe projektet po dështojnë për shkak të këtyre obligimeve.

Komunat në kolaps financiar – Kontratat Kolektive po bllokojnë projektet zhvillimore

Qehaja: Testi i Arritshmërisë i dështuar –

Komunat në kolaps financiar – Kontratat Kolektive po bllokojnë projektet zhvillimore

Këshilla për mbrojtje nga nxehtësia ekstreme –