#Ballina #Lajme #Zëri i Qytetit

Komuna e Vushtrrisë favorizoi një kompani dhe eliminoi konkurrencën në një tender

Komuna e Vushtrrisë favorizoi një kompani dhe eliminoi konkurrencën në një tender

Dobësi në procedurat e prokurimit publik ka treguar Komuna e Vushtrrisë, me rastin e hapjes së tenderëve.

Një gjë të tillë e ka vërejtur edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, raporton Zëri i Vushtrrisë.

Sipas ZKA-së, komuna që udhëhiqet nga Ferit Idrizi i PDK-së ka caktuar kritere favorizuese në disa tenderë.

“Në procedurën e prokurimit “Blerje furnizim dhe montimi i kaldas me qiler nga CMF”, komuna në përshkrimet e specifikave teknike në dosjen e tenderit, për pjesën A, pozicioni 1 ishin përdorur marka tregtare emra të prodhuesit MECO për ventilatorë-konvektorëve, pa përdorur fjalën “ose ekuivalente” që përbën kriter favorizues të cilat kishin eliminuar konkurrencën.”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorëve, kjo ka ndodhur për shkak të kontrollimeve jo të dobëta rreth përpilimit të specifikimeve teknike nga njësia kërkuese dhe mos shqyrtimit të këtyre specifikave nga zyra e prokurimit në fazën e hartimit të dosjes së tenderit.

“Vendosja e kritereve favorizuese në specifikimet teknike shkakton trajtim jo të barabartë apo diskriminim e operatorëve ekonomik dhe dëmton konkurrencën.”, thuhet tutje në raport. /Zëri i Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë favorizoi një kompani dhe eliminoi konkurrencën në një tender

MPJD: 13 qytetarë të Kosovës në Izrael

Komuna e Vushtrrisë favorizoi një kompani dhe eliminoi konkurrencën në një tender

Erdogan: KFOR-i turk garanton qetësi në veri