#Kosova

Komandanti i KFOR-it për urat në Mitrovicë: Jashtë kompetencës sonë, por mbështesim dialogun

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë është jashtë kompetencës së KFOR-it, por theksoi se misioni që ai udhëheq e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja edhe për këtë çështje.

Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të mbajë një prani të dukshme në veri të Mitrovicës, përfshirë urën kryesore dhe patrullimet e rregullta, duke qenë gjithmonë i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi që cenon sigurinë.

Qëllimi kryesor, sipas tij, mbetet garantimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.