Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët ishin të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.
Me këtë rast, Gjenerallejtënant Jashari i falënderoi pjesëtarët për kontributin dhe angazhimin e tyre në operacionin e zhvilluar në Klos, duke i përgëzuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe suksesin e arritur në kushte të vështira dimërore.
Në përmbyllje të takimit, Komandanti i FSK-së i dekoroi pjesëtarët e angazhuar me medaljen “Shërbim Vetëmohues”, ndërsa njësia e Kërkim-Shpëtimit u nderua me “Mirënjohje” për kontributin e dhënë në këtë operacion humanitar.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke dëshmuar rritje të kapaciteteve dhe nivel të lartë profesionalizmi, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.








