#Kosova #Lajme

Kolona të gjata në Merdarë, pritjet për daljen nga Kosova mbi 2 orë

Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje që tejkalojnë dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare të Jarinjës, ku qytetarët presin deri në 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare, kohët e pritjes variojnë nga 5 deri në 10 minuta.