Kolona dhe pritje në pikat kufitare – situata e raportuar nga Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare
Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare ka njoftuar mbi gjendjen aktuale në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se në shumicën e tyre pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë mesatarisht nga 3 deri në 5 minuta.
Megjithatë, në disa pika situata paraqitet më e rënduar. Në Merdarë, pritja për dalje arrin nga 50 deri në 60 minuta, ndërsa në Mutivodë kohëzgjatja shkon deri në 100–120 minuta.
Po ashtu, janë raportuar edhe kolona të gjata automjetesh. Në Dheu i Bardhë dhe Merdarë kolonat arrijnë deri në 300 metra, ndërsa në Mutivodë deri në 400 metra. Pikat tjera kufitare shënojnë kolona më të shkurtra ose mungesë të tyre.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, pritjet mbeten stabile – 3 deri në 5 minuta – pa u shënuar kolona të gjata në asnjë pikë kufitare.











