#Sport

Klopp shfaqet në ndeshje basketbolli, mes spekulimeve për Real Madridin

Real Madridi pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik për sezonin 2026/27, ndërsa një nga emrat më të përfolur si trajner i ardhshëm i skuadrës madrilene është ai i Jurgen Kloppit.

Megjithatë, trajneri i njohur gjerman duket se nuk është i fokusuar në spekulimet rreth së ardhmes së tij. Klopp po vazhdon aktivitetet e tij jashtë futbollit dhe së fundmi është parë në një ambient sportiv krejt tjetër.

Sipas Indeksonline, Klopp mbrëmë ishte i pranishëm në një palestër në Berlin, ku u zhvillua një ndeshje e NBA-së. Ai e ndoqi takimin nga tribunat, në shoqërinë e disa yjeve të njohur të futbollit, përfshirë Thomas Muller dhe Mats Hummels.

Ndërkohë, kujtojmë se Real Madridi ditë më parë vendosi të largojë nga posti i trajnerit Xabi Alonson, duke emëruar në vend të tij Alvaro Arbeloan.